SHBA, Britania e Madhe dhe Australia hyjnë në aleancën ushtarake të quajtur AUKUS

SHBA, Britania e Madhe dhe Australia hyjnë në aleancën ushtarake të quajtur AUKUS

08:23, 16/09/2021
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila synon të forcojë aleancat në të gjitha drejtimet për të ndërtuar një front kundër Kinës njoftoi të mërkurën (15 shtator) një partneritet të gjërë të sigurisë me Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar në zonën Indo-Paqësor.

Udhëheqësit e tre vendeve zbuluan alenacën të quajtur AUKUS të mërkurën (15 shtator).

"Nisma e parë e madhe e këtij (pakti të ri të quajtur) AUKUS do të jetë dërgimi i një flote të nëndetëseve me energji bërthamore në Australi," tha kryeministri australian Scott Morrison në një telekonferencë me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe Joe Biden.

"Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë edhe më të lidhura ngushtë, gjë që pasqyron nivelin e besimit mes nesh dhe thellësinë e miqësisë sonë", tha Boris Johnson, i cili shënon një sukses diplomatik në strategjinë e tij për shmangien e izolimit ndërkombëtar të Britanisë pas Brexit.

"Bazuar në historinë e përbashkët detare të demokracive tona, ne jemi të përkushtuar ndaj një ambicie të përbashkët për të mbështetur Australinë në blerjen e nëndetëseve me energji bërthamore," thuhej në deklaratën e përbashkët të tre partnerëve.

"I vetmi vend me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë ndarë ndonjëherë këtë teknologji bërthamore ka qenë me Britaninë e Madhe që nga viti 1958," tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë duke shtuar:

"Ky është një vendim themelor, që  do të lidhë Australinë, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për breza të tërë ”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco