VIDEO/ Tërmet i fortë 6 ballë në Kinë, 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur

VIDEO/ Tërmet i fortë 6 ballë në Kinë, 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur

08:20, 16/09/2021
A+ Aa A-

Tre  persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tërmet me magnitudë 6.0  Rihter tronditi rajonin e provincës Sichuan në jugperëndim të Kinës, të enjten në mëngjes, njoftuan mediet shtetërore.

Autoritetet lokale konfirmuan vdekjet, pa dhanë detaje të tjera, raportoi rrjeti kinez i lajmeve CGTN.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), tërmeti ishte i 5.4 Rihter, por sipas Qendrës së Rrjeteve Sizmike të Kinës tërmeti kishte madhësi 6.0 Rihter.

Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Chongqing, një zonë metropolitane me një popullsi prej rreth 30 milionë banorësh.

"Ka të ngjarë të ketë dëme të konsiderueshme," tha USGS në një vlerësim fillestar.

Në vitin 2008, një tërmet me magnitudë 7.9 tronditi provincën Sichuan, duke vrarë të paktën 87,000 njerëz.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco