OBSH parashikon datën e saktë kur mund të kontrollohet pandemia

OBSH parashikon datën e saktë kur mund të kontrollohet pandemia

08:05, 16/09/2021
A+ Aa A-

Pandemia e COVID-19 mund t’i ketë ditët e numëruara. 

María Neira , drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjedisit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), është e bindur se, nëse shkalla e vaksinimit vazhdon të jetë e lartë, kriza shëndetësore mund të kontrollohet në mars 2022 , madje edhe më herët. 

‘’Nëse vaksinohemi me ritmet në të cilat jemi, ne mund të shohim rezultatin e kësaj situate të jashtëzakonshme edhe më herët , " është shprehur ajo gjatë një interviste me stacionin RAC1 .

‘Fundi po fillon të jetë gjithnjë e më i pranishëm. Por  ne duhet përfitojmë nga kjo pandemi për të qënë më të mirë dhe të mos harrojmë mësimet që ajo na dha. Gjithashtu duhet të përfitojmë nga ky normalitet për të përmirësuar kushtet e jetesës. Ne duhet të rishikojmë pak mënyrat tona të konsumit, prodhimit dhe stilit të jetesës në mënyrë që shëndeti ynë të jetë shumë më i mbrojtur ” është shprehur Neira.

Doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve mund të presin

Lidhur me nevojën për një dozë të tretë të vaksinës, të ngritur nga shumë ekspertë, Neira beson se mund të pritet:

“Ne kemi kërkuar një lloj moratoriumi , për të pritur, të paktën, deri vitin e ardhshëm , derisa të kemi më shumë informacion dhe dëshmi që 40% të popullsisë në botë mund të kenë marrë dozën e parë . Për ne, doza e tretë, tani për tani, mund të shtyhet ”.

"Kjo nuk do të thotë që, nëse virusi është endemik në të ardhmen, disa grupe të cenueshme mund ta marrin dozën e tretë, por tani për tani ne e  kemi shtyrë dozën e tretë derisa të jetë më e barabartë. Është një strategji mbrojtëse kolektive ”, sqaroi ajo.

A mund të rihapet jeta e natës?

Pasi presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, njoftoi këtë të hënë se do të rihapë jetën e natës nga e hëna, 20 shtator, Neira nuk donte të pozicionohej por as nuk e ka kundërshtuar atë , përderisa ndiqen masa të caktuara. 

"Unë do të përqendrohesha në masat parandaluese që ne dimë se funksionojnë: së pari, vaksinimi - do të ketë shumë njerëz të vaksinuar midis pjesëmarrësve - pastaj ventilimi, sepse në ambiente të mbyllura është vendi ku ka më shumë rrezik që virusi të transmetohet dhe pastaj distanca"./ rac1.cat

ImageMaría Neira, Drejtore e Shëndetit Publik të Organizatës Botërore të Shëndetit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco