Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

 Kim Jong ‘tregon dhëmbët’ pas samitit të ditës së djeshme mbi 'Korenë e Veriut'

Kim Jong ‘tregon dhëmbët’ pas samitit të ditës së djeshme mbi 'Korenë e Veriut'

08:52, 15/09/2021
A+ Aa A-

Disa ditë pasi Pheniani tha se kishte testuar me sukses raketa të reja me rreze të gjatë veprimi, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të paidentifikuar orët e fundit.

Burme nga Koreja e Jugut thanë për AFP se Kim Jong-un kishte dhënë urdhër për të gjuajtur një raketë të paidentifikuar në Detin Lindor.

Detaje të tilla si lloji i raketës, diapazoni nuk janë të qarta pasi raketa nuk është klasifikuar ende.

Ndërsa Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se "raketa balistike", e cila vlerësohet se është testuar nga Koreja e Veriut, nuk ka qenë nën juridiksionin e Japonisë.

Sipas agjencisë Kyodo, Rojet Bregdetare të Japonisë raportuan se raketa mund të ketë rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë (ZEZ).

Vlen të përmendet se testi i raketës u krye pas samitit mbi "Korenë e Veriut" të mbajtur dje në Tokio nga diplomatët amerikanë dhe koreano -jugorë.

Veçanërisht  Koreja e Jugut, u alarmuan pas kësaj lëvizjeje nga Koreja e Veriut. 

Ministrat e jashtëm të Koresë së Jugut dhe Kinës po zhvillojnë sot bisedime në Seul mes shqetësimeve mbi testin e fundit raketor të Koresë së Veriut dhe ngecjen në bisedimet e denuklearizimit midis Phenianit dhe Uashingtonit.

Nisja erdhi pasi Koreja e Veriut tha se kishte testuar me sukses një raketë të re me rreze të gjatë udhëtimi fundjavën e kaluar, duke e quajtur atë "një armë strategjike me rëndësi të madhe".».

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco