Vdes nga COVID-19 një nga organizatorët e protestave në Izrael kundër vaksinave

Vdes nga COVID-19 një nga organizatorët e protestave në Izrael kundër vaksinave

08:32, 15/09/2021
A+ Aa A-

Hai Shaulian, një nga organizatorët më të njohur të protestave në Izrael kundër kalimeve të gjelbra, maskave dhe vaksinave ka ndërruar jetë nga COVID-19.

57 vjeçari kohët e fundit kishte postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook të bërë nga spitali Holon, ku ishte në ventilim.

‘Mos u dorëzoni shteti përdor metoda shtërnguese kriminale. Ata duan të më largojnë’ shkruante krahas fotos, Shaulian.

Deri në momentin e fundit, Shaulian u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj masave kundër Covid.

Mesazhi i fundit - Në postimin e publikuar në mediat sociale, ai shkroi:

"Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t'u përgjigjem njerëzve.U zgjova këtë mëngjes i lagur sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë. M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme ”.

Më pasi ai shkruan:

 "Kalimi i Gjelbër nuk do të futet në Izrael. Nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me shtërngimin. Vazhdoni luftën".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco