Paradoksi i Izraelit, lider në vaksinim dhe raste në rritje

Paradoksi i Izraelit, lider në vaksinim dhe raste në rritje

09:19, 14/09/2021
A+ Aa A-

Izraeli ishte një nga vendet që zbatoi një program vaksinimi që ngjalli admirim tek shtetet e tjera. Në shkurt të këtij viti, të paktën 50% e qytetarëve izraelitë kishin marrë të paktën një dozë dhe rastet e koronavirusit ishin të ulëta.

Por, gjithçka ndryshoi nga korriku, kur infeksionet filluan të rriten përsëri dhe në fillim të shtatorit u raportuan më shumë se 10 000 raste të reja ditore. Për të frenuar këtë valë të re, autoritetet vendosën të injektojnë një dozë përforcuese: fillimisht ishte menduar për njerëzit mbi 60 vjeç, por tani është shtrirë në grupet më të reja.

Sipas autoriteteve shëndetësore vendore, faktorët që kanë çuar në rritjen e rasteve të reja janë tre. Së pari, në Izrael, rreth 30% e popullsisë është e pavaksinuar, ose 2,7 milionë njerëz; Së dyti, varianti Delta, i cili duket se ka shmangur mbrojtjen e vaksinës; Së treti, një shkak tjetër i mundshëm është ulja e imunitetit të krijuar nga vaksina Pfizer, e cila në fillim ishte vaksina e vetme që bëhej në Izrael.

Por, sipas ministrit të Shëndetësisë, Dr. Asher Salmon, edhe dhënia fund e kufizimeve mund të ketë bërë që situata të ndryshojë. Në korrik, ai shprehej se Izraeli i ka hequr shumë shpejt kufizimet për qytetarët. Ndërsa ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se po përpiqet për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me vaksina në rast se nevojitet një dozë e katërt vaksine kundër Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco