Kryeministri britanik Boris Johnson humb njeriun më të shtrenjtë

Kryeministri britanik Boris Johnson humb njeriun më të shtrenjtë

08:48, 14/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Boris Johnson është në zi.

Nëna e tij Charlotte Johnson Wahl ka ndërruar jetë papritur dhe paqësisht në një spital në Londër ditën e djeshme (13 shtator) në moshën 79 vjeçare.

Sipas  mediave angleze Charlotte vuante prej kohësh nga Parkinsoni.

Charlotte me profesion piktore gjatë një interviste në vitin 2008, është shprehur:

"Mundohem të pikturoj çdo ditë nëse mundem, edhe pse më duhet të shkoj shpesh në spital'.

Në vitin 1963 para se ajo të përfundonte diplomën si studentja e parë femër e diplomuar në kolegjin e saj  Lady Margaret Hall u martua me  Stanley Johnson.

Ajo dhe Stanley kishin katër fëmijë - Boris, gazetaren Rachel, ish -deputeten Jo dhe ambientalistin Leo - para se të divorcoheshin në 1979.

Në 1988, ajo u martua me profesorin amerikan Nicholas Wahl.

Ajo u kthye në Londër në 1996, pasi Wahl vdiq.

Johnson dikur e përshkroi nënën e tij si "autoriteti suprem" në familje. 

Figura të larta  përfshirë udhëheqësin e Laburistëve Sir Keir Starmer, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnson,

“Më vjen shumë keq që mësoj për humbjen e kryeministrit. Ngushëllimet e mia atij dhe familjes së tij.” shkroi Sir Keir Stramer në llogarinë e tij personale në Tëitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco