Ministri i Jashtëm i Katarit është zyrtari i parë i huaj i nivelit më të lartë që viziton Afganistanin

Ministri i Jashtëm i Katarit është zyrtari i parë i huaj i nivelit më të lartë që viziton Afganistanin

10:01, 13/09/2021
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani ka vizituar kryeqytetin e Afganistanit, Kabul dhe është takuar me Mullah Mohammad Hassan Akhund, kryeministrin në detyrë në qeverinë e re të talebanëve.

Ai gjithashtu u takua të dielën (12 shtator)  me ish -Presidentin Hamid Karzai si dhe Abdullah Abdullahun, kreun e Këshillit Kombëtar të Pajtimit ndërsa inkurajoi partitë dhe grupet afgane që të angazhohen në pajtimin kombëtar.

Kjo është vizita e nivelit më të lartë të një zyrtari që nga tërheqja ushtarake e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani. 

Al Thani takoi një numër zyrtarësh në qeverinë e re, përfshirë ministrin e jashtëm dhe zëvendësin e tyre.

Zyrtarët diskutuan situatën aktuale politike dhe përpjekjet që Katari po bën aktualisht për të mbështetur popullin afgan.

Talibanët publikuan fotografi të takimit të Al Thanit me Akhund, ndërsa fotografitë e tij me ish Karzai po qarkullonin në mediat sociale.

Katari konsiderohet si një nga vendet me ndikimin më të madh mbi talebanët, i cili mori kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar ndërsa trupat amerikane po përgatiteshin të tërhiqeshin përfundimisht nga vendi pas 20 vitesh.

Asnjë vend nuk e ka njohur zyrtarisht qeverinë e re talebane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco