SpaceX do të dërgojë ekuipazhin e parë civil në orbitë

SpaceX do të dërgojë ekuipazhin e parë civil në orbitë

09:40, 13/09/2021
A+ Aa A-

Një tjetër biznesmen do të udhëtojë në hapësirë këtë javë brenda kapsulës hapësinore SpaceX me një grup astro-turistësh. Ky projekt pritet të regjistrohet në historinë e hapësirës si fluturimi i parë hapësinor, me një ekuipazh të plotë qytetarësh, i cili do të nisë në orbitën e Tokës.

Jared Eisakman, themeluesi dhe CEO i kompanisë e-commerce Shift4 Payments, do të udhëheqë një ekip prej tre personash që do të dërgohen në hapësirë ​​për herë të parë, në një udhëtim tre-ditor nga vendi i nisjes në Cape Canaveral, Florida.

Ekuipazhi i kapsulës hapësinore quhet “Endurance” dhe është planifikuar të lëshohet nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA -s me një raketë Falcon 9 të ripërdorur.

Ky fluturim mund të krijojë një epokë të re të turizmit hapësinor komercial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco