Spanja në flakë: Mijëra njerëz ikin nga zjarret pranë qytetit Costa del Sol

Spanja në flakë: Mijëra njerëz ikin nga zjarret pranë qytetit Costa del Sol

09:36, 13/09/2021
A+ Aa A-

Rreth 2,000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre pasi shpërthyen zjarret në rajonin jugor spanjoll të Andaluzisë.

Një punonjës i urgjencës është vrarë nga zjarri, i cili filloi të mërkurën në një terren të lartë mbi qytetin turistik të njohur të Estepona në Costa del Sol.

Qeveria spanjolle ka vendosur një njësi ushtarake për të ndihmuar zjarrfikësit në rajonin malor.

Gjashtë qytete dhe fshatra të tjerë u evakuuan të dielën, dhe gulshe të mëdha tymi mund të shiheshin nga kilometra larg.

Banorëve të pesë komuniteteve të tjera iu tha të linin shtëpitë e tyre që të premten.

Zjarri ka djegur 7,400 hektarë, sipas mediave spanjolle.

"Kjo është çnjerëzore, asgjë e tillë nuk është parë ndonjëherë," tha një evakuuar, Adriana Iacob për agjencinë e lajmeve Reuters. "Flakët e zjarrit ndërsa vraponin nëpër male, ishin të lemerisshme”.

"Që kur filloi zjarri, ne nuk kemi fjetur për ditë. Është e tmerrshme," tha një tjetër banore vendase, Pepa Rubio.

Evropa ka parë një numër zjarresh të egër këtë verë.

Ndryshimi i klimës rriti rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që kur filloi epoka industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë pakësime në masë të emetimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco