Itali/ Çmontohet  klani Bagheria, një fortesë e Cosa Nostras

Itali/ Çmontohet klani Bagheria, një fortesë e Cosa Nostras

08:21, 13/09/2021
A+ Aa A-

Karabinierët e Palermos kanë penguar një vrasje mafioze duke çmontuar dhe klanin e rrezikshëm Bagheria, i cili ka qenë gjithmonë një fortesë e Cosa Nostras.

Fabio Tripoli pavarësisht nga paralajmërimet kishte vazhduar të sfidonte udhëheqësin e mafias shkruan Tgcom.

Gjatë operacionit, 8 të dyshuar janë arrestuar të cilët akuzohen për lidhjen me mafian dhe që kishin për qëllim trafikun e drogës, zhvatjen.

Hetimet nga karabinierët kishin konstatuar kalimin e komandës së familjes Bagheria nga Onofrio Catalano (i njohur si "Gino") tek Massimiliano Ficano, i konsideruar më autoritar, dhe i cili kishte mbështetjen dhe lidhjen e fortë me bosin e mafias i dënuar me burgim të përjetshëm Onofrio Morreale.

Investigimi kishte filluar që me kreun e qarkut të atëhershëm Francesco Colleti i arrestuar në operacionin Cupola 2.0, tani një bashkëpunëtor me drejtësinë.

Ficona i cili mburrej me traditën e tij familjare duke përfituar nga vakumi i pushtetit kishte marrë komandën me metoda të dhunshme.

Autoriteti i shefit të Bagheria Massimiliano Ficano ka marrë në pyetje nga Fabio Tripoli, sipas hetimeve nga karabinierët. 

Tripoli, me sa duket një i huaj për mafian, i dehur dhe shpesh i papërmbajtur, i kishte lejuar vetes të sfidonte publikisht udhëheqësin e mafias. 

Reagimi i fyerjes nuk vonoi.

Dyshohet se Ficano ju kishte dhënë urdhër disa bashkëpunëtorëve për të rrahur Tripolin, një rrahje e dhunshme që i kishte shkaktuar viktimës një dëmitm në kokë.

Pavarësisht sulmit, Tripoli megjithatë do të kishte vazhduar të sfidonte udhëheqësin e mafias duke u armatosur me një sëpatë dhe duke thënë se ai synon t’i vërë zjarrin një vendi të përuruar nga vetë Ficano.

 Një fyerje që shefi vendosi ta lajë me gjak. 

Për të provuar të ndërtonte një alibi, pasi kishte dhënë urdhrin për të vrarë "rebelin", shefi ishte larguar nga Bagheria, gjithashtu për  t'i shpëtuar rrezikut të arrestimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco