Dorëhiqen 6 ministra në Rumani/ Kërkojnë largimin e Kryeministrit

Dorëhiqen 6 ministra në Rumani/ Kërkojnë largimin e Kryeministrit

10:09, 07/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri rumun, Florin Kicu, duket se i ka ditët e numëruara në krye të qeverisë pasi aleatët i kanë vënë kusht të largohet nëse i intereson ta mbajë në këmbë koalicionin. Gjashtë ministra të partisë "Unioni për Ruajtjen e Rumanisë" dhanë dorëheqjen një ditë më parë, një javë pasi kryeministri Kicu shkarkoi edhe kolegun e tyre që i doli atij kundër.

Rumania po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së gjashtë ministrave nga njëra parti e koalicionit.

Kreu i partisë "Unioni për Ruajtjen e Rumanisë" tha se nuk ka më besim te kryeministri Florin Kicu.

Liberalët e Kicusë, Unioni dhe grupi etnik i hungarezëve kontrollojnë 56 për qind të parlamentit por aleatët kundërshtojnë propozimin e kryeministrit për një projekt infrastrukturor 10 miliardë euro, që sipas tyre ai do ta përdorë për të fituar mbështetje politike teksa bëhet gati për zgjedhjet brenda partisë.

Ministri i Drejtësisë që e refuzoi planin zhvillimor u shkarkua nga detyra në fillim të muajit dhe gjithë ministrat e partisë Unioni thanë se do dorëzojnë mandatet e tyre ditën e martë nëse kryeministri Kicu vazhdon ta mbajë pushtetin.

Ditën pritet të diskutohet edhe procedura për mocionin e votëbesimit brenda 45 ditëve.

Socialdemokratët që janë partia kryesore e opozitës kanë kërkuar zgjedhje të reja për ta zgjidhur ngërçin, ndërsa Dan Barna i cili drejton partinë "Unioni për Ruajtjen e Rumanisë" ende në qeveri, thotë se shpreson t'i shmangë ato duke ndërruar vetëm kryetarin e kabinetit aktual.

Rumania është vend anëtar i Bashkimit Europian që prej vitesh has paqëndrueshmëri në aspektin politik dhe financiar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco