Vietnam/ Qytetari dënohet me pesë vjet burg për përhapjen e coronavirusit

Vietnam/ Qytetari dënohet me pesë vjet burg për përhapjen e coronavirusit

09:56, 07/09/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë në Vietnam ka dënuar një burrë me pesë vjet burg për shkeljen e rregullave të rrepta të karantinës për COVID-19 dhe përhapjen e virusit tek të tjerët, njoftuan mediet shtetërore.

Le Van Tri, 28-vjeç, u dënua për “përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme” në një gjyq një ditor të hënën në gjykatën popullore të provincës jugore të Ca Mau, njoftoi Agjencia shtetërore e lajmeve në Vietnam.

Vietnami kishte qenë njëra nga vendet në botë që tregoi sukses në menaxhimin e coronavirisit, falë testimeve masive të synuara, gjurmimit agresiv të kontakteve, kufizimeve të rrepta kufitare dhe karantinës së rreptë. Por grupet e reja të infeksioneve që nga fundi i muajit prill, e kanë njollosur atë rekord, transmeton Telegrafi.

“Tung u kthye në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh…  dhe shkeli rregullat e karantinës 21-ditore”, tha agjencia e lajmeve. “Tung infektoi tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq për shkak të virusit pas një muaji trajtimi”, thuhet më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco