Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Shënohen 486 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në SHBA

Shënohen 486 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në SHBA

19:14, 05/08/2021
A+ Aa A-

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 614 mijë e 815, prej të cilëve 486 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 35 milionë e 335 mijë e 990. SHBA radhitet e para në botë për nga numri i të infektuarve.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4 milionë raste të konfirmuara dhe 64 mijë e 620 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 192,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 165 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 70 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco