Presidenti i ri i Iranit bën betimin në parlament

Presidenti i ri i Iranit bën betimin në parlament

17:26, 05/08/2021
A+ Aa A-

Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi, bëri betimin në parlament si presidenti i tetë i Republikës Islamike, në një ceremoni që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

"Unë do t'i përkushtohem shërbimit të njerëzve dhe vendit, dhe përhapjes së fesë dhe moralit në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë," tha Raisi.

Presidenti i ri i Iranit tha se ai mbështet çdo përpjekje diplomatike që mundëson heqjen e sanksioneve amerikane të vendosura ndaj vendit të tij, të cilat rrenojnë ekonominë.

“Sanksionet kundër kombit iranian duhet të hiqen. "Ne do të mbështesim çdo plan diplomatik që do të arrijë atë qëllim," tha Raisi në parlament.

Siç njoftoi Kuvendi i Serbisë më herët, në inaugurim merr pjesë edhe Kryetari i Parlamentit Ivica Da?i?, i cili do të takohet me zyrtarët iranianë gjatë vizitës së tij në Teheran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco