‘Dëmtojnë koralet’, Tajlanda ndalon përdorimin e kremrave të diellit

‘Dëmtojnë koralet’, Tajlanda ndalon përdorimin e kremrave të diellit

15:31, 05/08/2021
A+ Aa A-

Tajlanda ka ndaluar përdorimin e kremrave të diellit që përmbajnë kimikate që dëmtojnë larvat e koraleve.

Shqetësimet janë rritur ndjeshëm, ndërsa turistët që vizitojnë parqet kombëtare përdorin kremra për mbrojtje nga dielli që bëjnë që koralet të rriten ngadalë.

Autoritetet në Thai thanë se katër përbërës që shkatërrojnë larvat e koraleve, pengojnë riprodhimin e tyre dhe shkaktojnë zbardhjen e gumës, janë gjetur në kremrat e diellit.

Çdokush që shkel ligjin do të gjobitet deri në 2.100 paund.

Sidoqoftë, zyrtarët nuk kanë thënë se si planifikojnë të vënë në zbatim ligjin e ri.

Kremrat e ndaluar janë ato që përmbajnë oksibenzon, oktinoksat, kamfor 4-metilbenziliden ose butilparaben.

Ligje të ngjashme janë vendosur edhe në ishullin Palau të Paqësorit dhe Hawaii.

Kjo është përpjekja e fundit nga qeveria Thai për të mbrojtur koralin e saj nga industria e turizmit.

Maya Bay, në ishullin Phi Phi Leh - i bërë i famshëm me paraqitjen e tij në filmin The Beach - është mbyllur që nga viti 2018 pasi shumica e koraleve të tij u shkatërruan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco