Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Guvernatori i Nju Jorkut akuzohet për ngacmime seksuale

Guvernatori i Nju Jorkut akuzohet për ngacmime seksuale

13:40, 05/08/2021
A+ Aa A-

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ka mohuar zbulimet e një hetimi pesë-mujor të realizuar nga Prokurori i Përgjithshëm i shtetit i cili nxori në pah se ai ngacmonte seksualisht shumë gra në kundërshtim me ligjin amerikan dhe shtetëror dhe krijoi një “klimë frike” në zyrën e tij .

“Unë kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme. Faktet janë shumë të ndryshme nga ato që janë portretizuar,” – u vetëmbrojt Cuomo, një demokrat i cili ka shërbyer si guvernator që nga viti 2011.

Zbulimet, të detajuara në një raport me 168 faqe, mund të japin një goditje shkatërruese për të ardhmen politike të guvernatorit Cuomo, megjithëse hetimi ishte i një natyre civile dhe nuk do të çonte drejtpërdrejt në ndonjë akuzë penale kundër tij.

Pas këtij hetimi ka reaguar edhe Presidenti Biden i cili gjatë një konference i ka bërë thirrje guvernatorit që të dorëhiqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco