Nigeria konfiskon sasi rekord prej 54 mln dollarësh, dhëmbë elefanti dhe luspa pangolini

Nigeria konfiskon sasi rekord prej 54 mln dollarësh, dhëmbë elefanti dhe luspa pangolini

12:46, 05/08/2021
A+ Aa A-

Zyrtarët në Nigeri kundër trafikimit të paligjshëm të kafshëve të egra - kanë konfiskuar një sasi rekord luspash dhe kthetrash pangolini si dhe dhëmbësh elefanti në një kohë që qeveria përpiqet ta luftojë këtë tregti, tha të mërkurën kreu i Doganave.

Konfiskimi, me vlerë 22 miliardë naira (54 milionë dollarë), përfshinte 17,137 kg luspa pangolini, 44 kg dhëmbë elefantësh dhe 60 kg kthetra pangolini, tha koloneli Hameed Ibrahim Ali, kontrollor i përgjithshëm i Doganave, në një deklaratë.

Ali tha se autoritetet kishin arrestuar tre shtetas të huaj dhe po ndiqnin një të katërt, të cilin ai e përshkroi si kreun e operacionit.

"Të dyshuarit e arrestuar së shpejti do të kenë datën e tyre në gjykatë pasi NCS nuk do të lërë asnjë gur pa lëvizur për t'i çuar ata para drejtësisë," tha Ali.

Nigeria është bërë qendër për bandat që dërgojnë pangolinë afrikanë në Azi, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe ekspertëve të kafshëve të egra. Ata fajësojnë kufijtë e pasigurt, zbatimin e dobët të ligjit, korrupsionin dhe qasjen në portet e mëdha.

Ali tha se doganat po punonin me zyrtarë britanikë, amerikanë dhe gjermanë si dhe organizata ndërkombëtare për të rritur operacionet kundër-kontrabandës. Ky "bashkëpunim i gjerë" çoi në kapjen nga Lekki, pranë porteve kryesore të Nigerisë në Lagos

Pangolini, një kafshë e ndrojtur, e rrezikuar në mënyrë kritike, është bërë një nga gjitarët më të trafikuar në tokë për shkak të kërkesës për luspat e saj në mjekësinë tradicionale kineze.

Konfiskimet e luspave të pangolinës, kryesisht me burim nga Afrika, u dhjetëfishuan midis viteve 2014 dhe 2018, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Në atë kohë u kapën 185 tonë luspa,  për të cilat afro 370,000 kafshë ishin vrarë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco