Ushtria amerikane pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19

Ushtria amerikane pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19

10:37, 05/08/2021
A+ Aa A-

I tërë personeli aktiv i ushtrisë amerikane së shpejti do të duhet të vaksinohet kundër koronavirusit, raportojnë mediet amerikane.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pritet që ta japë njoftimin për këtë vendim të premten, raportoi e përditshmja e njohur amerikane, “The Neë York Times”.

Politika e re do t’i mbulonte rreth 1.3 milion persona që shërbejnë në forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara. Kjo masë, që ende nuk është publikuar zyrtarisht, vjen pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se të gjithë punëtorët federalë duhet të vaksinohen ose të dorëzojnë teste të rregullta për Covid-19.

Austin më parë ka thënë se nuk do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm derisa vaksinat të miratohen plotësisht nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve. Vaksinat e tanishme janë miratuar vetëm për përdorim emergjent. Miratimi i plotë i tyre pritet të bëhet brenda një muaji, shkruan Independent.

Deri më tani, shkalla e vaksinimit në ushtrinë amerikane është më e ulët sesa ajo për të cilën kishin shpresuar zyrtarët.

Deri në mesin e korrikut, 70 për qind e trupave aktive amerikane e kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës. Më herët, udhëheqësit ushtarakë kishin shpresuar që deri në atë periudhë do të vaksinohej e tërë ushtria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco