Turqi/ Dy anët e së njëjtës medalje në foto

Turqi/ Dy anët e së njëjtës medalje në foto

09:48, 05/08/2021
A+ Aa A-

Ndërsa Turqia qan për jetët e humbura nga zjarret nga ana tjetër jeta e përditshme vazhdon në Antalia, e cila është dhe qendra e turizmit.

Dy fotografi të veçanta përshkruajnë situatën në Turqi.

Ndërsa zjarri vazhdon në shumë zona, turistët e huaj vazhdojnë pushimet e tyre.

Zjarri filloi 8 ditë më parë në 4 pika të ndryshme në në qytetin Manavgat, një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Antalisë , vazhdon efektin e tij në një zonë rurale 48 kilometra. 

Ndërsa pushuesit kryesisht turistë rusë dhe gjermanë shijojnë detin e trazuar shkruajnë mediat turke.

Disa turistë bëjnë banjo dielli në shezlon, disa të tjerë zgjedhin të ecin përgjatë plazhit.

Duke komentuar mbi këtë temë, një punonjës plazhi shprehet:

"Na vjen shumë keq për natyrën e djegur. Turizmi vazhdon, nuk mund ta parandalojmë atë. Në fund të fundit, njerëzit kanë ardhur me pushime. Ne nuk mund t'i themi asgjë. Jeta vazhdon. Ka një intensitet në plazh. "

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco