Zjarret në Kaliforni duken sikur vijnë 'nga ferri', pamje tronditëse

Zjarret në Kaliforni duken sikur vijnë 'nga ferri', pamje tronditëse

09:16, 05/08/2021
A+ Aa A-

 Për shkak të kushteve të motit, zjarri është ndezur përsëri në Kaliforni, SHBA, e cila deri më tani po digjte zona të izoluara malore. 

Temperaturat e larta dhe erërat po kërcënojnë të ndezin fronte të reja në Kaliforninë jugore të thatë dhe të nxehtë dhe autoritetet ju kanë bërë thirrje mijëra banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre.

  Më shumë se 15,000 njerëz u evakuuan "menjëherë" nga shtëpitë e tyre të mërkurën, ndërsa zjarret që autoritetet e pagëzuan "Dixie’’ kanë ndezur pyjet e Kalifornisë veriore që nga mesi i korrikut.

Ekspertët thonë se është një rezultat i drejtpërdrejtë i krizës klimatike, e cila po shkakton valë të nxehtësisë dhe thatësira në të gjithë botën, veçanërisht në Amerikën e Veriut.

Zyrtarët paralajmërojnë se temperaturat e larta po rrisin rrezikun e zjarreve të reja në pjesën më të madhe të shtetit.

 "Unë mendoj se ne patjetër kemi disa ditë të vështira përpara nesh," tha Shannon Prather nga Shërbimi Pyjor i SHBA.

Zjarrfikësit kanë qenë në gjendje të shpëtojnë shtëpitë dhe të mbajnë zjarret larg zonave të banuara ditët e fundit, por autoritetet lokale tani kanë lëshuar një "alarm të kuq" për shumë zona në qarqet Plumas dhe Butt.

Zjarri i Dixie ka kërcënuar mijëra shtëpi dhe ka shkatërruar 67 shtëpi dhe ndërtesa të tjera që kur shpërtheu më 14 korrik.

Zjarri ngjalli kujtime të dhimbshme ndërsa shpërtheu pranë zonës së zjarrit vdekjeprurës të vitit 2018, i cili pothuajse kishte fshirë nga harta qytetin e vogël të Paradise, duke vrarë 86 njerëz.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco