Trenat përplasen ‘kokë më kokë’ në Çeki, 3 të vdekur

Trenat përplasen ‘kokë më kokë’ në Çeki, 3 të vdekur

21:46, 04/08/2021
A+ Aa A-

Tre vetë kanë vdekur dhe tetë kanë marrë plagë të rënda këtë të mërkurë.

Një tren ekspres po udhëtonte nga Mynihu në Pragë dhe u përplas me një tren lokal të Çekisë.

Disa pasagjerë u dërguan me helikopterë në spitale nga vendi i përplasjes pranë fshatit perëndimor çek të Milavce, tha shërbimi rajonal i shpëtimit. 

Policia tha në komunikatë se tre persona kanë vdekur nga aksidenti tragjik. Pesëdhjetë njerëz kanë pësuar lëndime më të lehta.

Trenat u përplasën pak pas orës 8 të mëngjesit pranë Milavce, 140 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Pragë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco