Macron i drejtohej kombit për vaksinën/ Simboli që fshihet në bluzën e tij çmend rrjetin

Macron i drejtohej kombit për vaksinën/ Simboli që fshihet në bluzën e tij çmend rrjetin

20:40, 04/08/2021
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar kombit me një fjalim – duke u folur për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19, por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen e shumë personave ishte bluza e tij dhe dizajni i saj.

Aty menjëherë filluan të qarkullojnë teori të ndryshme – duke pretenduar nëse bëhet fjalë për një zog, një mesazh apo ndonjë shenjë apo logo e fshehtë.

Mjaftuan që disa orë të kalojnë pas fjalimit që Macron të bëhet krye-temë, ndërsa po mundohej të bindte të rinjtë që të vaksinohen.

Por më shumë fitoi vëmendje bluza e tij me simbolin misterioz sesa fjalimi për rëndësinë e vaksinimit kundër coronavirusit.

Kësaj radhe ai kishte zëvendësuar kostumin, këmishën e bardhë dhe kravatën me një bluzë të zezë pa mëngë. E pikërisht përzgjedhja e tij nxiti spekulime dhe teori të ndryshme konspirative.

Siç raporton The Guardian, teoria e parë që filloi të qarkullojë është se bëhet fjalë për logon e një klubi “bohemësh”, një grup politik i formuar në Kaliforni në vitin 1872.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fredi05/08/2021 09:30

Makron e te gjithe qe e mbeshtesin mendimin e tij te djallit jane e ne djall kan perfundur, vetem Ferri i pret me pi gjakun e njari -tjetrit siç djalli i ka mesuar ! Nuk kan asnje SHANS ME E LUFTUAR E ME FITUAR KUNDER ZOTIT. Shume shpejt ZOTI DO I GJYKOJE

Shto koment

Denonco