Protestuan kundër masave ndaj Covid të qeverisë, demonstruesi në Gjermani vdes gjatë arrestimit

Protestuan kundër masave ndaj Covid të qeverisë, demonstruesi në Gjermani vdes gjatë arrestimit

17:13, 02/08/2021
A+ Aa A-

Një 49-vjeçar gjerman ka vdekur, pasi është arrestuar nga oficerët gjatë protestave kundër masave të qeverisë, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Policia njofton se burri është ankuar se kishte ndjesi shpimi në krah dhe në gjoks, në kohën që oficerët kanë kontrolluar ID-në e tij. Me mijëra vetë ishin mbledhur në demonstrave të fuqishme, shkruajnë mediat në Gjermani.

Rreth 600 persona u arrestuan gjatë demonstratave, të cilat u shoqëruan me shpërthime dhune ndërsa protestuesit kundërshtuan urdhrat për t’u shpërndarë dhe u përpoqën të thyenin rradhët e policisë.

Departamenti i policisë i Berlinit, i cili kishte më shumë se 2 000 oficerë në qytet këtë fundjavë, tha se oficerët ishin ngacmuar dhe sulmuar nga protestuesit.

Protestat, përfshirë në lagjen Charlottenburg të Berlinit dhe parkun Tiergarten çuan në arrestime të shumta tha policia. Forcat policore paralajmëruan, se do përdorin topa uji, në rast se demonstruesit nuk shpërndahen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco