Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Ylli i Tik Tokut qëllohet me pistoletë në kokë dhe ndërron jetë

Ylli i Tik Tokut qëllohet me pistoletë në kokë dhe ndërron jetë

16:41, 02/08/2021
A+ Aa A-

Një yll i Tik Tokut ka vdekur pasi ai dhe një shoqe e tij u qëlluan me pistoletë në një kinema të Kalifornisë jugore, sipas policisë dhe familjes së tij.

Anthony Barajas, 19 vjeç, ishte në një kinema në Corona me Rylee Goodrich, 18 vjeçe, të hënën më 26 korrik kur të dy u qëlluan në kokë.

Rylee u shpall e vdekur në vendngjarje, dhe Anthony donte ta ndihmonte atë. Të shtunën më 31 korrik, familja e Anthony konfirmoi vdekjen e tij.

Policia e Coronas tha se sulmi ishte "krejtësisht i paprovokuar". Një njeri u akuzu për vrasjen e Rylee Goodrich dhe tentativën e vrasjes së Barajas. Ai nuk bëri një deklaratë dhe gjyqi u shty. Policia po punon me prokurorët për të shtuar një akuzë të dytë për vrasje kundër tij.

Nëse autori i dyshuar shpallet fajtor, rrezikon deri dënimin me vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco