Del para drejtësisë roja i kampit nazist në Berlin

Del para drejtësisë roja i kampit nazist në Berlin

09:31, 02/08/2021
A+ Aa A-

Një ish-roje në kampin e përqendrimit nazist Sachsenhausen pranë Berlinit do të përballet me trupin gjykues në vjeshtë, 76 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, raportoi e përjavshmja gjermane Welt am Sonntag, të cilës i referohet “Reuters”.

Gjykata e rrethit të Neuruppin pranoi akuzat për ndihmë në vrasje në 3 500 raste, dhe gjyqi është caktuar të fillojë në tetor. I pandehuri është 100 vjeç dhe mbetet anonim, për shkak të ligjeve gjermane për të dyshuarit. Ai ka punuar si roje kampi nga 1942 deri në 1945 në Sachsenhausen, ku rreth 200 000 njerëz u burgosën dhe 20 000 u vranë.

Ndërsa numri i të dyshuarve për krimet naziste është në rënie, prokurorët ende po përpiqen të çojnë individë para drejtësisë. Një dënim historik në vitin 2011 i hapi rrugën më shumë ndjekjeve penale pasi puna në një kamp përqendrimi u pranua për herë të parë si bazë për fajësi pa prova e një krimi të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco