Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Vdes nga COVID biznesmeni i suksesshëm italian që mohoi ekzistencën e virusit

Vdes nga COVID biznesmeni i suksesshëm italian që mohoi ekzistencën e virusit

09:51, 31/07/2021
A+ Aa A-

Marco de Veglia ishte një bizmesmen 55 vjeç italian i cili kishte jetuar dhe punuar në Miami për disa vjet.

Me një karrierë të suksesshme të fokusuar në marketing, ai ishte gjithashtu i njohur për shkrimin e disa librave dhe bashkëpunimin me kompanitë transalpine në Shtetet e Bashkuara.

Ai ndërroi jetë ditën e djeshme nga koronavirusi një sëmundje të cilën ai e kishte mohuar.

Ky mohim për ekzistencën e virusit u tregua nga ai përmes rrjete sociale, ku shprehte skepticizmin e tij në lidhje me virusin dhe vaksinat, të cilat motivuan refuzimin e tij për t'u imunizuar.

Duke mos zbatuar asnjë nga rregullat anti-covid ai u infektua. 

Ditët e para ai i kaloi në shtëpi me simptoma të lehta. 

Por me kalimin e kohës, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai duhej të shtrohej në ICU të një spitali në qytetin e Amerikës së Veriut. 

Miqtë e tij konfirmuan vdekjen e tij në rrjetet sociale . 

Me të dëgjuar lajmin, Stefano Versace, një biznesmen gjithashtu në Miami, shkroi mesazhin e mëposhtëm:

" Është e lehtë të drejtosh gishtin tek një njeri që ka zgjedhur të mos vaksinohet dhe pastaj vdes nga COVID."

"Është më e vështirë të pyesësh veten se si mund të ndodhë që një person inteligjent, një profesionist i shkëlqyer, të përfundojë duke qenë viktimë e një rrjedhjeje të vazhdueshme të lajmeve të rreme që i fton ata të mos mbrojnë shëndetin e tyre," shton Versace në deklaratën e tij të bërë përmes Facebook .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco