VIDEO të frikshme/ Pamjet nga tërmeti i madh që goditi Perunë, të paktën 40 të plagosur

VIDEO të frikshme/ Pamjet nga tërmeti i madh që goditi Perunë, të paktën 40 të plagosur

08:42, 31/07/2021
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 6,1 Rihter tronditi Perunë,  dje, 30 korrik, duke lënë të plagosur të paktën 40 persona dhe shkaktuar dëme të materiale në 187 shtëpi.

Tërmeti u regjistrua në orën 12:10, sipas orës lokale të vendit, me epiqendrën të ndodhur 12 kilometra në perëndim të qytetit të Soulana, pranë kufirit me Ekuadorin.

Mësohet se tërmeti kishte thellësi prej 36 kilometrash, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës.

"Një tërmet me magnitudë 6.1 ka lënë më shumë se 40 persona të plagosur, tre prej tyre rëndë, deri më tani," tha Jose Nizama , drejtor shëndetësor i Piura , sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Antina.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile, rreth 187 shtëpi dhe të paktën katër tempuj u dëmtuan nga tërmeti.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco