‘Facebook’ kufizon reklamat e ndryshme për fëmijët nën 18 vjeç

‘Facebook’ kufizon reklamat e ndryshme për fëmijët nën 18 vjeç

12:46, 28/07/2021
A+ Aa A-

“Facebook”, ka njoftuar se do të ndalojë lejimin e reklamuesve me synim përdoruesit nën 18 vjeç në platformat e saj, bazuar në veprimtarinë e tyre në faqet e tjera.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, tregon se së shpejti reklamuesit do të jenë në gjendje të synojnë përdoruesit nën 18 vjeç, vetëm sipas moshës, gjinisë osë vendndodhjes në “Facebook”, shërbimin e tij “Messenger” dhe platformën e saj të ndarjes së fotove në “Instagram”.

 

Nëpërmjet një postimi në blog, “Instagram” ka njoftuar se po bënte ndryshimin teksa ra dakord me avokatët e të rinjve pasi të rinjtë mund të mos merrnin vendime në lidhje me shënjestrimin e reklamuesve.

Nga ana tjetër, edhe përdoruesit nën 16 vjeç të platformës, do të fillojnë të kenë një llogari private kur ata bashkohen në platformë. Kjo në një përpjekje për të ndaluar kontaktet e padëshiruara nga të rriturit.

Megjithatë, atyre do t’u jepet mundësia të kalojnë në një llogari publike, madje edhe përdoruesit aktualë mund ta mbajnë llogarinë e tyre si publike.

 

Pas zbulimit të planeve për të lëshuar një version të “Instagram” për fëmijë nën 13 vjeç, qasja e “Facebook” ndaj përdoruesve më të rinj ka qenë në qendër të vëmendjes nga ligjvënësit dhe avokatët e përgjithshëm amerikanë.

Në fillim të këtij viti, një grup prej më shumë se 40 avokatësh të përgjithshëm të shtetit i shkroi shefit ekzekutiv të kompanisë, Mark Zukerberg, duke kërkuar rrëzimin e idesë.

“Facebook” nuk është kompania e vetme që ka plane të tilla, edhe disa kompani të mëdha të mediave sociale kanë botuar versione të aplikacioneve të tyre për audiencat e reja,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco