Koreja e Veriut dhe e Jugut rivendosin linjën telefonike pas një viti

Koreja e Veriut dhe e Jugut rivendosin linjën telefonike pas një viti

09:49, 28/07/2021
A+ Aa A-

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rikthyer komunikimin kufitar mes tyre pas më shumë se një viti bllokadë.

Udhëheqësit kanë rivendosur një linjë telefonike të komunikimit që u ndërpre nga Pyongyang qershorin e kaluar.

Sipas zyrës presidenciale të Jugut, udhëheqësit e të dy vendeve kanë rënë dakord të rindërtojnë besimin dhe të përmirësojnë lidhjet. Ata kanë shkëmbyer disa letra personale që nga Prilli, shtoi deklarata.

Koreja e Veriut ndërpreu telefonin në qershor të vitit 2020 ndërsa marrëdhëniet u acaruan pas një samiti të dështuar midis dy vendeve.

Pak më vonë, Koreja e Veriut shpërtheu një zyrë kufitare ndër-koreane që ishte ndërtuar për të përmirësuar komunikimet.

"Sipas marrëveshjes së bërë midis udhëheqësve të lartë, veriu dhe jugu morën një masë për të ri-operuar të gjitha linjat ndërlidhëse të komunikimit ndër-koreane nga ora 10:00 më 27 korrik," tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut."

“Udhëheqësit ranë dakord të bëjnë një hap të madh në rimëkëmbjen e besimit të ndërsjellë dhe promovimin e pajtimit, "shtoi ajo.

Përfaqësuesit nga të dyja palët folën në telefon për tre minuta, sipas Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut. Ministria shtoi se një telefonatë tjetër do të kryhej të martën pasdite, dhe tani e tutje çdo ditë.

"Ne jemi të kënaqur që flasim përsëri pas më shumë se një viti. Shpresojmë se kjo ... [sjell] një lajm të mirë për të gjithë njerëzit koreanë," tha përfaqësuesi i jugut.

Lidhjet midis të dy vendeve u përmirësuan në vitin 2018, kur Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan tre herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco