Video tronditëse/ Komediani i njohur afgan goditet dhe më pas vritet nga talebanët

Video tronditëse/ Komediani i njohur afgan goditet dhe më pas vritet nga talebanët

09:34, 28/07/2021
A+ Aa A-

Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani, forcat Talibane po rrisin dita ditës presionin ndaj njerëzve.

Dhe së fundmi një video ku komediani popullor Nazar Mohammad aka Khasha që është rrëmbyer dhe goditet nga Talibanët para se të ekzekutohet është bërë virale.

Në videon e shpërndarë nga korrespondenti i Iran International, Tajuden Soroush, shihet një anëtar i Talebanëve me një armë që godet Khashanë në mënyrë të përsëritur.

"Kjo video tregon momentin kur komediani Kandahari Khasha u arrestua nga Talibanët, të cilët e goditën me shuplakë në një makinë dhe më pas e vranë atë," shkroi Soroush.

Sipas raporteve të fundit të medias, Talibanët vranë Khasha kur anëtarët e grupit shkuan 'derë më derë' për të gjetur punonjësit e qeverisë.

Thuhet se, grupi ekstremist goditi Khasha të enjten, e lidhën atë në një pemë dhe më pas i prenë fytin me arsyetimin se bërja e njerëzve për të qeshur është ‘haram’.

Trupi i komedianit u gjet në një gjendje të tmerrshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco