Zbuloi kurën anti-Covid, gjendet i vdekur në banesë mjeku italian që njohu e gjithë bota

Zbuloi kurën anti-Covid, gjendet i vdekur në banesë mjeku italian që njohu e gjithë bota

08:51, 28/07/2021
A+ Aa A-

Ish-kreu i pneumologjisë së spitalit Carlo Poma në Mantua, Itali, Giuseppe De Donno ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.

De Donno ishte ndër të parët që filloi trajtimin e Covid me transfuzione hiperimune të plazmës, terapia e diskutueshme që përfshinte infuzionin e gjakut të infektuar me koronavirus, të trajtuar në mënyrë të përshtatshme, në pacientë të tjerë të infektuar. 

Në fillim të qershorit ai kishte dhënë dorëheqjen nga spitali Mantua për të filluar, më 5 korrik, profesionin e ri të mjekut të përgjithshëm në Porto Mantovano. 

Trupi i ish-pulmonologut u gjet nga anëtarët e familjes në shtëpinë e tij në Eremo, një fshat i Curtatone, ku ai jetonte me gruan e tij Laura dhe dy fëmijët.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë me dije, por paraprakisht dyshohet për vetë vrasje ndërsa prokurorët po hetojnë për të përjashtuar çdo mundësi tjetër.

Kura e tij plazmatike për Covid-in nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet e eksperimentit të tij dukeshin të ishin pozitive.

Në më shumë se një rast, plazma hiperimune solli reagime të shkëlqyera nga trupat e pacientëve, duke ulur presionin mbi spitalet në periudhën e valës së parë.

Kohë kur vaksina ende nuk ishte përgatitur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andi28/07/2021 09:56

Keqardhje e madhe per njerez te tille qe largohen nga kjo bote

Shto koment

Denonco