Aksidenti tragjik/ Kamioni përplaset me autobusin, 18 viktima në Indi

Aksidenti tragjik/ Kamioni përplaset me autobusin, 18 viktima në Indi

08:33, 28/07/2021
A+ Aa A-

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pasi një kamion është përplasur me një autobus në Uttar Pradesh në Indi.

Ndërsa të paktën 30 persona janë në gjendje të rënda dhe po marrin trajtim në spitalet në Barabanki.

Në autobus ishin punëtore emigrantë të cilët po ktheheshin nga puna për në shtëpi. Autoritetet raportojnë se numri i punonjësve në autobus ishte përtej kapacitetit të lejuar.

Efektivja Yamuna Prasad është shprehur se autobusi kishte pësuar një defekt.

“Është një aksident i rëndë. Autobusi ka pësuar një defekt , dhe më të po udhëtonin rreth 140 pasagjerë ndërsa kapaciteti i tij ishte vetëm për 65 persona dhe kjo mund të ketë ndikuar negativisht”, ka thënë ajo.

Kryeministri Narenda Modi, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave ndërsa ka njoftuar se do tu qëndrojë pranë familjarëve dhe se do të ndihmohen financiarisht nga shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco