Sekuestrohen 1 ton e 760 kg kokainë në një kontenier

Sekuestrohen 1 ton e 760 kg kokainë në një kontenier

21:13, 25/07/2021
A+ Aa A-

Një sasi rekord prej 1760 kilogramësh kokainë janë sekuestruar në një kontenier në portin e Roterdamit në Holandë.

Aksioni është bërë dy ditë më parë nga policia holandeze.

Kontenieri ku është gjetur droga me vlerë prej 132 milionë eurosh ishte destinuar në një kompania të rajonit të Aia, por sipas prokurorisë firma nuk ka të bëjë fare me ngarkesën.

Kokaina e fshehur në kontenier vinte nga Kosta Rika

Asnjë person nuk është vënë në pranga deri më tani.

Doganat, policia e portit dhe prokuroria e Roterdamit janë duke hetuar në lidhje me sasinë e madhe të  drogës.

Javën e kaluar në të njëjtin port u sekuestruan 3 ton kokainë e fshehur në banane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco