Nata e ferrit në Sardenjë, zjarri i madh krijoi kaos dhe mijëra të evakuuar

Nata e ferrit në Sardenjë, zjarri i madh krijoi kaos dhe mijëra të evakuuar

18:15, 25/07/2021
A+ Aa A-

Ferr i një nate, kështu raportojnë mediat italiane për zjarrin e madh që përfshiu disa vende në Sardenjë mbrëmë, afër Sassari.

Sipas agjencisë Ansa, mijëra njerëz, vendas dhe turistë, tashmë janë evakuuar. Në zonat e prekura nga zjarri, qielli është i mbuluar me hi dhe ajri është plot tym.

Zjarri tashmë ka konsumuar hektarë pyje dhe bimësi dhe është rrezikshmërisht afër zonave të populluara.

"Është një ditë tragjike për ishullin tonë. Dy zona të nxehta janë aktive", raporton agjencia lokale e zjarrfikësve Forestas.

Kryetari i njërës prej komunave të prekura nga zjarri, Oristanese, Salvatore Coris, shkroi në profilin e tij në Facebook, së bashku me fotografitë e zjarrit të madh: "Fatkeqësia dhe nuk ka mbaruar akoma, kemi frikë nga më e keqja".

Këto ditë, temperaturat në Sardenjë janë shumë të larta, mbi 35 gradë, por nuk është ende e qartë nëse zjarri është pasojë e temperaturave të larta, neglizhencës apo është vendosur qëllimisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco