Kim Jong Un gati të shkruajë një faqe tjetër të zezë në historinë e Koresë së Veriut!

Kim Jong Un gati të shkruajë një faqe tjetër të zezë në historinë e Koresë së Veriut!

13:32, 25/07/2021
A+ Aa A-

Koreja e Veriut është një nga shtetet me regjim diktatorial dhe e izoluar nga pjesa tjetër e botës.

 Dhe së funddmi Kim Jong Un po përgatitet të kryejë ekzekutime masive të disidentëve, pas riatdhesimit të 50 emigrantëve të Koresë së Veriut nga Kina.

Sipas agjencisë së lajmeve Radio Azia e Lirë, Kina ka kthyer në Korenë e Veriut 50 persona që ishin larguar nga vendi.

 Një kinez me origjinë nga Koreja e Veriut u shpreh për këtë agjenci:

"50 personat po dërgohen në Korenë e Veriut me dy autobusë. Kishte shumë oficerë policie për t'u siguruar që askush nuk do ta regjistronte me video riatdhesimin e tyre".

Theksojmë se Kim Jong Un është bërë i njohur gjithashtu dhe për ekzekutimet e vazhdueshme të drejtuesve të partisë së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco