Asteroidi me përmasa sa Piramida e Gizës pritet të udhëtojë afër tokës, NASA: Mund të paraqesë rrezik...

Asteroidi me përmasa sa Piramida e Gizës pritet të udhëtojë afër tokës, NASA: Mund të paraqesë rrezik...

08:28, 25/07/2021
A+ Aa A-

Një asteroid i madh dhe i gjatë sa Piramida e Madhe e Gizës do të udhëtojë dhe do t’i afrohet shumë Tokës të dielën (25 Korrik), sipas llogaritjeve të NASA. Shkëmbi vlerësohet të jetë diku nga 318 deri në 720 metra (97 deri në 220 metra) të gjerë. (Piramida e Madhe e Gizës qëndron e gjatë 450 metra, ose 138 m e gjatë.)

Pavarëshisht kësaj, nuk ka asnjë shqetësim që shkëmbi hapësinor paraqet ndonjë kërcënim për Tokën, por NASA monitoron shkëmbinj të tillë që të dy të mësojnë më shumë rreth sistemit të hershëm diellor – asteroidët janë fragmente shkëmbore nga ajo kohë – dhe sepse nëse orbitat e tyre do të ndryshonin, asteroidi mund të paraqiste një rrezik në të ardhmen për Tokën.

Në udhëtimin e tij më të madh afër Tokës, asteroidi, i quajtur 2008 GO20, do t’i afrohet 2.8 milion milje (4.5 milion kilometra) planetit tonë. Sipas raporteve të lajmeve, asteroidi do të udhëtojë me një shpejtësi të madhe, rreth 18,000 mp/ h (gati 29,000 km/ h).

Çdo shkëmb hapësinor më i madh se rreth 490 metra (150 m) në të gjithë, që pritet t’i afrohet shumë Tokës, pra 4.6 milion milje (7.5 milion km) konsiderohet potencialisht i rrezikshëm (PHA); Qendra e NASA-s për Studimet e Objekteve të Tokës së Afërt monitoron të gjitha PHA-të. Për krahasim, kjo distancë është 19.5 herë hapësira midis Tokës dhe hënës.

Dhe në realitet, kjo distancë nuk wshtw e ngjashme me fluturimin më të afërt të njohur nga një asteroid (të paktën një që nuk na përplasi), i cili ndodhi më 16 gusht, 2020, kur 2020 QG flururoi vetëm 1,830 milje ( 2,950 kilometra) mbi Oqeanin Indian, njoftoi faqja Space.com. Fatmirëshisht, shkëmbinjtë kaq të vegjël hapësinorë nuk paraqesin rrezik për jetën në Tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco