Maskojnë kokainën si tortë, arrestohen burrë e grua në SHBA

Maskojnë kokainën si tortë, arrestohen burrë e grua në SHBA

16:37, 24/07/2021
A+ Aa A-

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në SHBA, pasi në makinën e tyre u gjet kokainë e fshehur si tortë.

Duke vepruar në bazë të informacioneve që dispononin, agjentët e DEA-s ndalën automjetin e të dyshuarve, raporton CNN.

Një qen antidrogë iu dha shenjë zyrtarëve të policisë për praninë e kokainës në ‘tortë’.

Brenda “tortës”, agjentët kanë gjetur 1.8 kilogramë kokainë dhe rreth 1900 dollarë cash, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

“Pronarët” e lëndës narkotike kishin menduar gjithçka, duke izoluar edhe sasinë e drogës me mbështjellës, që të mos i vinte era. Vlera e drogës së konfiskuar llogaritet deri në 200 mijë dollarë.

Agjentët besojnë se droga është futur në SHBA, e maskuar si ëmbëlsirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco