Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Rrëzimi i pallatit në Florida, mbyllet kërkimi për gjetjen e trupave

Rrëzimi i pallatit në Florida, mbyllet kërkimi për gjetjen e trupave

08:57, 24/07/2021
A+ Aa A-

Ekipet e zjarrfikësve thonë se kërkimi për trupa në rrënojat e një pallati të rrëzuar në Florida, SHBA, ka përfunduar tashmë.

Të paktën 97 persona vdiqën pas shembjes së kullës 12-katëshe në Majemi.

Pas një muaji kërkimi, ekipet e shpëtimit thonë se vetëm një viktimë mbetet e panumëruar.

Askush nuk u nxor i gjallë nga rrënojat.

Mes viktimave janë edhe vajza 7-vjeçare e një zjarrfikësi, një gjyshe 92-vjeçare dhe motra e Zonjës së Parë të Paraguait.

Akoma mbetet e paqartë se çfarë e solli rrëzimin e godinës 40-vjeçare, teksa banorët ishin në gjumë.

Një studim i vitit 2018 zbuloi se godina kishte probleme, ndërsa tragjedia ka nxitur autoritetet që të bëjnë një kontroll të të gjitha blloqeve të banimit në atë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco