Eksperti: Qeveria britanike po lejon qëllimisht infektimin me Covid

Eksperti: Qeveria britanike po lejon qëllimisht infektimin me Covid

08:16, 24/07/2021
A+ Aa A-

Një shkencëtar britanik, i cili këshillon qeverinë e këtij vendi, tha se ministrat po lejojnë qëllimisht përhapjen e infeksionit mes të rinjve, me qëllim rritjen e nivelit të imunitetit.

Sipas Guardian, qëllimi i qeverisë është që të arrihet imuniteti përpara mbërritjes së presionit të dimrit.

Profesori Robert West i bëri komentet e tij në kohën kur qeveria britanike i ka hequr kufizimet dhe ambientet publike janë tejmbushur.

Kryeministri Boris Johnson tha se do të nisë përdorimi i pasaportave të koronavirusit, por jo përpara shtatorit.

“Ajo që po shohim ne është një vendim i qeverisë për të infektuar sa më shumë njerëz, sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përdoret retorika e kujdesit si një mënyrë për t’ia lënë fajin publikut për pasojat,” tha profesori.

Ai tha se kjo strategji tani është më e qëndrueshme, për shkak të përhapjes masive të vaksinave.

Një valë e madhe infeksionesh, e shoqëruar me vaksinimet, do e dërgonte Britaninë shumë afër imunitetit të tufës.

Ky vend ka njohur një rritje të ndjeshme të rasteve për shkak të variantit Delta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco