Tronditëse! Zbulohet rrjeti i pedofilëve në Gjermani, Austri, Francë, Zvicër dhe SHBA

Tronditëse! Zbulohet rrjeti i pedofilëve në Gjermani, Austri, Francë, Zvicër dhe SHBA

22:10, 23/07/2021
A+ Aa A-

Policia në jug të Gjermanisë ka përfunduar hetimin në rastin e një zinxhiri pedofilie dhe i dorëzoi zyrës së Avokatit të Shtetit materialin hetimor me të dhënat e mbi 1 600 të dyshuarve, njoftoi policia në Amberg, Bavari.

“Mjekësia ligjore dixhitale ka ndjekur shkëmbimin e materialit pedofil përmes një platforme të vetme mesazhesh për pesë muaj bazuar në raport”, tha shefi i policisë lokale, Dominic Stiegler.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, mbi 1,600 persona në Gjermani, Zvicër, Francë, Austri dhe SHBA dyshohen se kanë shkëmbyer material pedofil. Ata përballen me dënime me burg prej të paktën një viti, raportojnë mediat vendase.

Sipas një deklarate të policisë, shumë nga pjesëmarrësit në grupet e mbyllura të ndarjes së materialit janë të mitur.

Në muajt e fundit, Gjermania është tronditur nga disa skandale të mëdha që përfshijnë abuzimin seksual të fëmijëve dhe shpërndarjen e materialeve pedofilike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco