Ky shtet afrikan heq dënimin me vdekje

Ky shtet afrikan heq dënimin me vdekje

21:56, 23/07/2021
A+ Aa A-

Deputetët në Sierra Leone kanë rënë dakord njëzëri për të hequr qafe dënimin me vdekje.

Dënimi do të zëvendësohet me burgim të përjetshëm, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Në maj, zëvendës ministri i drejtësisë i vendit njoftoi angazhimin për të hequr qafe dënimin me vdekje.

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International tha se vitin e kaluar u shqiptuan 39 dënime me vdekje.

Por, askush nuk është ekzekutuar në Sierra Leone që nga viti 1998. Dënimet me vdekje shpesh janë zbutur, por deri në fund të vitit të kaluar 94 njerëz ishin ende në radhë për të shkuar drejt vdekjes, tha Amnesty.

Pasi masa të miratohet nga Presidenti Julius Maada Bio, Sierra Leone do të bëhet vendi i 23-të Afrikan që ka hequr dënimin me vdekje, raporton New York Times.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco