Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pegasus/ Skandali me përgjimet, Macron ndërron celularin dhe numrin

Pegasus/ Skandali me përgjimet, Macron ndërron celularin dhe numrin

10:03, 23/07/2021
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ndërruar celularin dhe numrin e telefonit pas skandalit të spiunazhit me softuerin “Pegasus”, sipas agjencisë “Reuters”, bazuar në të dhënat nga një zyrtar i lartë francez, i cili sqaroi se ky ishte një ndër veprimet e para konkrete në lidhje me skandalin.

“Ai ka disa numra telefoni. Kjo nuk do të thotë se është spiunuar. Është vetëm siguri shtesë”, tha ai për “Reuters”.

Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, tha se protokollet e sigurisë së Presidentit po ndryshojnë pas incidentit me “Pegasus”.

Aktivistë, gazetarë dhe avokatë përreth botës janë shënjestruar me një virus telefonik, duke rënë pre e përgjimeve.

Kauzat lidhur me programin e njohur si “Pegasus”, u raportuan nga “Washington Post”, “The Guardian”, “Le Monde” dhe 14 media të tjera prestigjioze përreth botës.

Sipas tyre, virusi infektonte pajisjet “iPhone” dhe “Android”, duke u mundësuar operatorëve të kopjojnë mesazhe, fotografi, e-mail, regjistruar telefonata dhe aktivizuar mikrofonat në mënyrë sekrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco