COVID-19/ Kina i thotë JO hetimit të dytë nga OBSH

COVID-19/ Kina i thotë JO hetimit të dytë nga OBSH

08:43, 22/07/2021
A+ Aa A-

Pekini hedh poshtë planet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për fazën e dytë të kërkimit për origjinën e koronavirusit.

' 'Propozimi i OBSH-së për të kryer një tjetër mision kërkimor për origjinën e Covid në Kinë, duke aluduar në një "rrjedhje laboratorike" në Wuhan, tregon "arrogancë ndaj shkencës". 

Kjo u deklarua nga Zeng Yixin, numri dy i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, duke sqaruar se:

"Pekini nuk do të pranojë kurrë një plan të tillë për gjurmimin e origjinës sepse, në disa aspekte, ai injoron mendjen e shëndoshë dhe sfidon shkencën".

Kina është kundër politizimit të kërkimit, shtoi ai.

Kujtojmë që rastet e para të njohura të covid-19 ndodhën në qytetin Wuhan në Kinën qendrore në dhjetor 2019.

Besohet se virusi u transmetua nga kafshët te njerëzit të cilët u shitën drejtpërdrejt në një treg në qytet.

Teoria e origjinës së koronavirusit që ka rrjedhur nga një laborator kinez, i cili u mbështet nga ish-Presidenti i SHBA Donald Trump, është rikthyer në ballë, megjithëse në të kaluarën nuk është konsideruar e vlefshme nga shkencëtarët.

Në maj , Presidenti i SHBA Joe Biden u kërkoi këshilltarëve të tij përgjigje për pyetjen e origjinës së koronavirusit, duke vënë në dukje se shërbimet e inteligjencës amerikane po shqyrtojnë teori kontradiktore, përfshirë mundësinë e një aksidenti laboratorik në Kinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco