Ministrat e mjedisit të G20 takohen në Napoli, në fokus ndryshimet klimatike dhe ujin

Ministrat e mjedisit të G20 takohen në Napoli, në fokus ndryshimet klimatike dhe ujin

08:19, 22/07/2021
A+ Aa A-

Një takim dyditor i ministrave të mjedisit të vendeve anëtare të G20-tës në Napoli të Italisë, i cili fillon të enjten, do të përqendrohet në ndryshimin e klimës dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujit.

Sipas një deklarate nga G20, temat kryesore të diskutimit do të jenë: “Luftimi i ndryshimit të klimës, përshpejtimi i tranzicionit ekologjik, bërja e rrjedhave financiare në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit (2015), mundësitë për rimëkëmbje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të mundësuara nga zgjidhje inovative teknologjike të sektorit të energjisë dhe ndërtimi i qyteteve inteligjente, elastike dhe të qëndrueshme”

Samiti i liderëve të G20-tës është caktuar për më 30-31 tetor në Romë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco