Covid në Francë/ Hyn në qarkullim pasaporta e imunitetit, duhet vërtetuar vaksinimi

Covid në Francë/ Hyn në qarkullim pasaporta e imunitetit, duhet vërtetuar vaksinimi

21:13, 21/07/2021
A+ Aa A-

Franca ka vendosur tashmë zyrtarisht në zbatim pasaportën shëndetësore.

Duke nisur nga kjo e mërkurë, qytetarët duhet që të vërtetojnë se janë vaksinuar, kanë rezultuar në testin ndaj koronavirusit ose janë shëruar, që të mund të hyjnë në muze ose në kinema.

Autoritetet në këtë shtet bëjnë të ditur se përdorimi I “pasaportës së imunitetit” mund të zgjerohet edhe për hyrje në kafene, restorante dhe qëndra tregtare.

“Përhapja e virusit është rritur me 150% vetëm në një javë. Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Jo me covidin, as me variantin britanik Alfa, as me atë afrikan Beta, apo Brazilian gama.”, tha ministri i shëndetësisë.

Vaksinimi mbetet shpresa e vetme se mund të përmirësojë situatën nga Covid në shtetin e Francës. Plani për aplikimin e pasaportave të imunitetit u prezantua disa ditë më parë nga presidenti, Emmanuel Macron. Gjithashtu u bë i detyrueshëm vaksinimin e personelit mjekësor dhe atë të përkujdesjes ndaj të moshuarve. Masat e reja nxitën protesta të shumta në të gjithë Francën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco