Tunelet nëntokësore të Koloseut të Romës hapen plotësisht për vizitorët

Tunelet nëntokësore të Koloseut të Romës hapen plotësisht për vizitorët

14:44, 25/06/2021
A+ Aa A-

Hipogjeumi i monumentit 2,000-vjeçar - ‘prapaskena’ e tij – u restauruar me vendkalime për vizitorët.

Për herë të parë, vizitorët në Koloseun e Romës mund të eksplorojnë plotësisht tunelet nëntokësore dhe dhomat ku gladiatorët dhe kafshët e egra dikur përgatiteshin për betejë.

Përhapur në 15,000 metra katrorë, dyshemeja nëntokësore ose ndryshe hipogjeumi i monumentit 2,000-vjeçar, është hapur për publikun pas përfundimit të një projekti restaurimi të financuar nga shtëpia italiane e modës Tod's.

Megjithëse njerëzit kanë qenë në gjendje të zbresin në rrjetin Hipogjeum - i cili qëndron nën atë që ishte arena e amfiteatrit dhe ishte i padukshëm për spektatorët në kohërat antike - që nga viti 2010, ata mund të hynin vetëm në një pjesë të vogël. Tani ka vendkalime që lejojnë vizitorët të eksplorojnë tunelet dhe dhomat.

Alfonsina Russo, drejtoresha e Koloseut, tha se hipogjeumi, i cili fillimisht u gërmua në shekullin e 19-të, ishte "prapaskena" e vërtetë e amfiteatrit.

"Sot ne po i kthejmë publikut një monument brenda një monumenti," tha Russo. "Ajo që doli [nga projekti] është se hipogjeumi kishte një histori 400-vjeçare, nga kur u hap amfiteatri në AD 80 deri në shfaqjen përfundimtare në 523."

Ai tha se 15 korridoret e restauruara treguan "gjurmët e historisë të lëna me kalimin e kohës".

Më shumë se 80 arkeologë, arkitektë dhe inxhinierë u përfshinë në projektin dy-vjeçar për të "rikthyer në qendër të vëmendjes një monument që e do e gjithë bota", tha Diego della Valle, kryetari i Tod's.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco