‘Pandemia s’ka mbaruar’/ Kryeministri italian: Vaksina kineze e papërshtatshme

‘Pandemia s’ka mbaruar’/ Kryeministri italian: Vaksina kineze e papërshtatshme

14:27, 25/06/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka paralajmëruar se pandemia nuk ka mbaruar ende teksa ka komentuar dhe vaksinat kineze e ruse.

Ai thotë se vaksinat kineze nuk janë të përshtatshme për të trajtuar pandeminë, kurse Sputnik-V nuk e ka marrë ende miratimin e EMA-s dhe mbase nuk ka për ta marrë kurrë.

Po ashtu Draghi thekson se mbase ka ardhur koha për një reformë në EMA, autoriteti europian përgjegjës për verifikimin dhe certifikimin e vaksinave.

‘Pandemia nuk ka mbaruar, jo nëse jemi akoma jashtë, ajo ende duhet të trajtohet me vendosmëri, vëmendje dhe vigjilencë. Na duhet një përforcim dhe mbase një reformë e EMA. Lidhur me vaksinat, mosmarrëveshja ishte që Sputnik nuk arriti të merrte miratimin e EMA dhe mbase nuk do ta bëjë kurrë . Vaksina kineze nuk është e përshtatshme për t’u marrë me pandeminë’,- tha Draghi.

Draghi zbulon se në Samitin e Brukselit ditët e fundit ka mbështetur një Samit me Rusinë pasi sipas tij shteti i drejtuar nga Putin është aktor i rëndësishëm ekonomik e politik dhe BE duhet të ketë një dialog aktiv me të.

‘Rusia është një aktor i rëndësishëm në frontin ekonomik dhe politik, nuk mund të mos përfshihet, ne duhet të kemi një dialog aktiv. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të sinqertë për atë që është e gabuar, sulmet kibernetike, spiunazhi, dezinformimi, respekti për njerëzit të drejtat.

Ne kemi nevojë për bashkëpunim dhe sinqeritet. Përpjekja për një takim BE-Rusi duhej të bëhej. Unë përkraha nevojën për ta bërë këtë – shtoi ai – sepse në vend që të dyshojnë për fuqinë e tyre, vendet e BE duhet të krenohen me shfaqjen e forcës që japin kur flasin së bashku. Vendet Nordike, sepse janë më afër Rusisë, në thelb e kanë lënë mënjanë idenë për momentin,’ shtoi Draghi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco