Një nënë e re angleze dhe familja e Zonjës së Parë të Paraguajit, nën rrënojat e godinës në SHBA

Një nënë e re angleze dhe familja e Zonjës së Parë të Paraguajit, nën rrënojat e godinës në SHBA

14:22, 25/06/2021
A+ Aa A-

Familjarë dhe miq kanë ardhur, disa tepër të prekur për të folur, disa të tjerë për të treguar histori të të afërmve të tyre dhe disa duke shprehur zhgënjim.

Surfside është një qytet me 6,000 njerëz rreth shtatë milje në veri të Miami Beach dhe, siç e thotë vetë emri, plazhi është fokusi i jetës aty.

Bhavna Patel, një qytetare britanike 38-vjeçare, burri i saj amerikan 42-vjeçar Vishal Patel si edhe vajza e tyre 1-vjeçare Aishani Patel, ende nuk janë gjetur Bhavna, një nga 99 personat ende të pagjetur, zgjodhi të transferohej në Kullat Champlain me familjen e saj të re për shkak të pamjes së bukur të rërës së bardhë dhe qqeanit Atlantik.

"Ata ishin engjëj", tha miku i tyre i ngushtë, Vishal Abash për Sky News, "dhe tani mbase Zoti ka ardhur për të kërkuar engjëjt e tij".

Image

Të enjten, qendra e komunitetit zakonisht e qetë e Surfside u ripërdorur për të përballuar pasojat e një katastrofe të madhe.

Ajo është bërë një qendër ribashkimi për miqtë dhe familjen e të zhdukurve dhe është një skenë e dëshpërimit të plotë.

Image

Familjet e rreth 40 deri 50 personave ende të pagjetur ishin mbledhur së bashku, disa ishin tepër të mbingarkuar me emocione për të folur, të tjerët tregonin histori të të afërmve të tyre.

Disa shprehën zhgënjimin me atë që ata e perceptojnë si mungesë të lajmeve  nga autoritetet në lidhje me përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Ne po dëgjojmë më shumë nga media sesa autoritetet," tha një burrë, nipi i të cilit është zhdukur, "por ne po mbajmë shpresën derisa të na thuhet ndryshe."

Video e lëshuar nga departamenti i zjarrit dhe shpëtimit i Miami Dade tregoi një ekip shpëtimi duke hyrë në një parking poshtë ndërtesës, nëpër ujë.

Ministri i Jashtëm i Paraguait Euklides Acevedo i tha medias vendase se gjashtë persona nga vendi i Amerikës së Jugut ende nuk llogariten pas kolapsit.

Ata janë Sophia López Moreira, motra e zonjës së parë Silvana Abdo, burri i saj Luis Pettengill, tre fëmijët e saj dhe ndihmësi i familjes, sipas autoriteteve paraguaiane.

Image

Sophia Lopez Moreira, motra e zonjës së parë të Paraguait dhe burri i saj Luis Pettengill

Gilmer Moreira, drejtori i shtypit i pallatit presidencial të Paraguait, i tha Associated Press se zonja e parë po planifikon të udhëtojë në shtetet me burrin e saj Presidentin Mario Abdo.

Një familje prej tre vetash nga Kolumbia gjithashtu është zhdukur dhe kanë frikë se kanë qenë në bllokun e apartamenteve. Luis Fernando Barth Gomez, gruaja e tij Catalina Barth Gomez dhe vajza e tyre 14-vjeçare Valeria Barth Gomez ishin duke qëndruar në katin e dytë të ndërtesës, tha një zëdhënës i familjes për NBC News.

Vajza Valeria po ndiqte një kamp tenisi në Florida të Jugut. Familja u dëgjua për herë të fundit nga ora 20:00 me orën lokale të mërkurën.

Ekipet kërkojnë në bodrum për viktimat e Miamit

Ata e nisën duke përdorur qen nuhatës dhe sonorë për të zbuluar shenja jete.

Me mbeturinat kaq të dendura mbi tokë, ata ndryshuan teknikën dhe filluan të përpiqeshin të hynin në rrënoja nga poshtë, duke kërkuar zbrazëtira ku mund të gjendeshin të mbijetuarit.

Shkaku i katastrofës është ende për t'u përcaktuar, por spekulimet janë të shumta këtu.

Një studiues në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës tha se blloku i apartamenteve, i cili ishte ndërtuar në ligatinat e rikuperuara, ishte përcaktuar si I paqëndrueshëm nga pikëpamja strukturore një vit më parë.

Shimon Ëdoëinski, profesor në Departamentin e Tokës dhe Mjedisit, thotë se ai identifikoi në një studim në vitin 2020 që ndërtesa ishte duke u zhytur me 2 mm në vit në vitet 1990, ndryshime të cilat mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e themeleve të saj.

Raporti i tij u lexua nga familjet e të zhdukurve të mbledhur në një qendër ribashkimi disa minuta nga vendi i shembjes.

Imazhet para dhe pas tregojnë se si një pjesë e madhe e ndërtesës së banimit tani është shndërruar në grumbuj dheu, tullash dhe betoni.

Një burrë, tezja dhe xhaxhai i të cilit jetonin në katin e 10-të të kullës dhe ishin ende të zhdukur natën vonë të enjten tha: "Ata nuk do të transferoheshin këtu nëse do ta kishin ditur që godina nuk ishte në gjendje të sigurt".

Më shumë se 24 orë pas shembjes së ndërtesës, ky komunitet i ngushtë po grumbullohet për të mbështetur të prekurit nga kjo tragjedi e tmerrshme, duke shpresuar se agimi mund të sjellë lajme më pozitive.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco