Danimarka do të vazhdojë t'i refuzojë vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson

Danimarka do të vazhdojë t'i refuzojë vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson

13:30, 25/06/2021
A+ Aa A-

Zyrtarët e shëndetësisë në Danimarkë thanë sot se do të vazhdojnë të përjashtojnë vaksinat AstraZeneca dhe Johnson & Johnson pas një rishikimi të të dhënave të reja të sigurisë.

"Bilanci midis përfitimit të mundshëm dhe efekteve të mundshme të dëmshme ende nuk është i favorshëm, edhe kur përfshijmë supozime," tha në një deklaratë Autoriteti Shëndetësor Danez.

Danimarka ishte vendi i parë që pezulloi dhe i hoqi të dyja vaksinat për shkak të frikës për mpiksje të rralla, por serioze të gjakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco